Çdo herë që flitet për zhvillim urban në Çair ka dy rrëfime që shpesh bien ndesh njëri që duket në fotografi fushate dhe premtime publike, dhe tjetri që kërkon të jetë praktik dhe i qëndrueshëm. Videoja më e fundit e publikuar nga Izet Mexhiti duke prezantuar masterplanin për Çairin dhe duke kërkuar rapoet se deri ku janë me hartimin e masterplanit është një projekt që premton të kalojë nga vizionet e bukura drejt realitetit të prekshëm, shkruan Zhurnal.
Izet Mexhiti i vendosur për realizimin e masterplanit për Çairin –
Vetë prezantimi i masterplanit është portretizuar me vizualizime, me skica dhe me projeksione që të japin një imazh modern dhe të përparuar. Kjo është ajo që tërheq vëmendjen menjëherë pamje të bukura që shpesh duke vështirë të realizueshme por kur sheh se prijësi këtij procesi kërkon raport se deri kur janë punët krijohet shpreaë dhe optimizëm se mund të bëhet.
Prandaj, retorika e Izet Mexhitit duket e orientuar kah zbatimi jo vetëm kah ideja. Në videon e fundit të publikuar nga vetë Mexhiti teksa flet me ekspertin e Stambollit i cili do të jetë hartues i këtij plani ka përdorur terma si “proces”, “hapat konkretë”, “investim strategjik” që sugjerojnë se plani nuk është thjesht për tu dukur bukur në letër por për të punuar në terren.
Fokus në masterplanin si proces, jo si mjet fushate –
Një prej temave kryesore është se masterplan nuk duhet të mbetet vetëm si mjet për fotografi fushate. Disa prej elementeve që duket se theksohen në masterplanin e inicuar nga Izet Mexhiti përmes ekspertit nga Stambolli shihet dhe dëgjohet se flitet për infrastrukturë që do të përfshihen rrugë, sheshe, hapësira publike, gjelbërim gjithandej Çairit.
Izet Mexhiti duket se pozicionohet si personi që nuk sheh vetëm efektin publik por edhe përgjegjësinë e zbatimit. Fokusi i tij duket të jetë te sigurimi që masterplan të jetë i financuar mirë dhe të ketë burime të qëndrueshme. Monitorimi i progresit mbase me raporte, transparencë apo kontrolle që publiku të shohë se si po ecin punët e krejt kjo kuptohet nga fakti që vetëm disa javë pas shëtitjes së parë në Çair Mexhiti ka kërkuar raport se ku janë punët.
Ajo që vlen të theksohet është fakti që shihet vëmendja maksimale te lagjez lokale se çfarë nevojash specifike kanë ato, infrastruktura e përditshme, dhe se si plani integron aspektet socio-kulturore të Çairit.
Masterplani për Çairin, sipas videos dhe sipas prezantimit të Izet Mexhitit, ka potencialin të jetë diçka më tepë se një mjet fushate. Pasi ka elemente që tregojnë për një përkushtim serioz për zbatim. Por vërtetësia e këtij projekti nuk matet te pamjet ose premtimet, por te fakti nëse pas kohës qyteti do të duket ndryshe për ata që e jetojnë Çairin banorët e lagjeve, tregtarët, fëmijët, ata që përdorin rrugët çdo ditë.
Prandaj, nëse ky masterplan zbatohet me transparencë, me pjesëmarrje dhe me përgjegjësi, mund të jetë një model për formatet e debatit urban lokal jo vetëm për fotografi, por për realitet. Kjo është sfida dhe shpresa që Izet Mexhiti duhet ta konkretizojë. /Zhurnal.mk