Eliminimi i Brikenës nga gara e “Big Brother VIP Albania” ka sjellë reagime të shumta, jo vetëm nga publiku, por edhe nga familjarët e banorëve, transmeton Raporto24.Kejsi Borri, motra e Mateos, është shprehur e prekur dhe e emocionuar pas largimit të Brikenës nga shtëpia më e famshme në vend. Ajo ka reaguar publikisht duke treguar mbështetjen për çiftin, i cili gjatë qëndrimit në shtëpi nuk hezitoi të shprehte ndjenjat reciproke.
Ndërsa Mateo dhe Brikena i deklaronin dashurinë njëri-tjetrit brenda shtëpisë, Kejsi i ka qëndruar pranë nga jashtë, duke i përkrahur vazhdimisht.“Dhe unë ju dua juve”, ka shkruar ajo në një mesazh që ka prekur ndjekësit dhe ka marrë vëmendje të madhe në rrjet.


