Aksident i rëndë në Fier, humb jetën pasagjerja 47 vjeçare, plagosen tre të tjerë

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Çermë Sektor, ku një automjet ka dalë nga rruga pasi drejtuesi i tij ka humbur kontrollin, shkruan vizionplus.tv.

Sipas burimeve zyrtare, mjeti po drejtohej nga shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjerja M. S., 47 vjeçe, ndërsa janë plagosur tre persona të tjerë: pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një 15-vjeçar si dhe vetë drejtuesi i automjetit. Të plagosurit ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *