Një situatë që ka ngjallur reagime të forta dhe indinjatë tek ndjekësit ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Ferma VIP”.Ajo që nisi si një shaka mes banorëve, ka degraduar në një veprim që, jashtë mureve të fermës, është cilësuar gjerësisht si i papranueshëm.
Pas përfundimit të gatimit, Iliri ka nisur të ngacmojë Mimoza Ahmetin, duke i thënë me humor se kishte ruajtur një “bisht pule” posaçërisht për të.
Por, situata mori një rrjedhë tjetër kur Iliri, i ndihmuar nga Adioni, e kanë kapur Mozën fizikisht, e kanë shtrirë dhe e kanë detyruar t’ia fusin ushqimin me pahir në gojë.
Ndonëse mes fermerëve ky moment kaloi me të qeshura dhe u trajtua thjesht si një “lojë”, publiku e ka përjetuar krejtësisht ndryshe.Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale janë “përmbytur” nga komente negative ndaj djemve.
Ndjekësit e kanë dënuar ashpër këtë veprim, duke e quajtur të tepruar dhe duke kërkuar përjashtimin e tyre.
Pavarësisht se vetë Moza zgjodhi ta kalonte me sportivitet, nuk e dramatizoi dhe nuk u viktimizua nga kjo situatë, ndjekësit e formatit theksojnë se veprime të tilla fizike, të bëra kundër dëshirës së personit, nuk duhet të normalizohen në ekran.


