Kronika

Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje në Maqedoni!

Pasdite në një shtëpi familjare në rrugën “Koço Racin” në Veles u zhvillua një dramë e përgjakshme familjare, kur një ish-partner ka vrarë ish-partneren dhe babanë e saj me një send të mprehtë, dhe në fund ka kryer vetëvrasje, gjithashtu me plagë nga një send i mprehtë, informoi sot pasdite nga SPB Veles zëdhënësja Biljana Gjakovska.

Pasdite në orën 15:30 në SPB Veles është raportuar se në rrugën “Koço Racin” në Veles një person femër u gjet me lëndime nga një send i mprehtë.

Ekspertizën në vendin e ngjarjes e kryen prokurori publik në bashkëpunim me ekipin hetimor të SPB të Velesit dhe po merren masa për ndriçimin e rastit, paralajmëruan nga SPB Veles.

Sipas informacionit të dhënë për MIA-n nga Dr. Vanço Gramatov, zëdhënës i ISHP Veles në Repartin e Urgjencës së Spitaëit të Përgjithshëm diku rreth orës 16 shtë sjellë një person femër. Mjekët u përpoqën dhe bënë gjithçka që mundën për të ringjallur vajzën, e cila ishte therur disa herë me një send të mprehtë, por për fat të keq ajo tashmë ishte e vdekur. Pastaj, u soll edhe një viktimë mashkull, të cilin mjekët e konstatuan menjëherë të vdekur.

Babai i vajzës nuk u soll në spital, në shtëpinë e tij u konstatua vdekja nga ekipi mjekësor i ambulancës që u thirr i pari në vendin e ngjarjes së përgjakshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *