Në puntatën e sotme të emisionit “E Diell”, në studio ishin të ftuara prezantueset e këtij formati televiziv, ku nuk munguan as momentet me batuta provokuese dhe humor të nënkuptuar, transmeton Raporto24.
Gjatë bisedës, Nevina Shtylla, e njohur për komentet e saj me nota ironie, iu drejtua Egli Takos me një pyetje që ngjalli të qeshura dhe interpretim të lirë:
“Do të vish ndonjë ditë në trotuar?”, – ishte pyetja e saj, që krijoi menjëherë një atmosferë të tensionuar, por edhe humoristike në studio.
Egli nuk nguroi të përgjigjet në të njëjtën linjë, duke lënë hapësirë për interpretim:
“Me thënë të vërtetën, Manushit e di që nuk ja kam prishur qefin për asnjë deri tani, por duhet ta rimendoj,” – tha ajo duke qeshur.
Ky shkëmbim ka nxitur komente të ndryshme në rrjet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që dy vajzat të përballen sërish në ndonjë format të ardhshëm, nëse batutat vazhdojnë në këtë drejtim.