Marrëdhënia mes Selin dhe Mirit duket se është krisur përfundimisht, me të dy banorët që kanë debatuar me njëri-tjetrin në ditët e fundit.
Big Brother VIP Kryesore Të Fundit“A ke vërtet ndjenja për mua?”/ Kriset marrëdhënia mes Selin dhe Mirit, banori: Të erdhi vëllai dhe letra e babit, ti prapë zgjodhe të… 15/02/2026 01:01 Marrëdhënia mes Selin dhe Mirit duket se është krisur përfundimisht, me të dy banorët që kanë debatuar me njëri-tjetrin në ditët e fundit.Të dy ata u ballafaquan me njëri-tjetrin në Prime-n e së shtunës, ku banorja e pyeti nëse ka vërtet ndjenja për të, ashtu siç është aluduar nga banorët e tjerë.Selin: Si filloi? Vjen Miri në shpellë dhe në mënyrë figurative vjen me shpatë në dorë. Kjo sepse u bë zgjedhja e lideri dhe ne nga shpella ndryshuam rezultatin. Në momentin që Miri vjen, normalisht që ishte i agravuar. Kishte të akumuluar situatat, nominimin e fortë dhe ia kuptoja. Nga ana tjetër, në 24 orë unë po ndaja shpellën me 3 banorë të rinj. Kur erdhi Miri, u hap sërish situata e gjumit. Unë i kërkova Shëndritit që të flinte afër meje për të mos krijuar aludime të tjera. Kjo pritje Mirit nuk i pëlqeu. Herë pas here hidhte batuta me kunja. I filloi me batutat për Gimbon. Në një moment kur dalim jashtë, më tha: ‘Po bëj lojë’. Unë i thashë që gjithë këto përgjigje nuk t’i kam dhënë për lojë. Pastaj më hodhi kunja për Gimbon.