Akoma pa filluar fushata zyrtarisht rezultati është i qartë, Çairi njëzëri për Izet Mexhitin!

Anketat më të fundit të opinionit publik e paraqesin një realitet politik që nuk mund të anashkalohet kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, shihet si favorit i padiskutueshëm për të fituar garën për kryetar të Komunës së Çairit. Sipas sondazhit të realizuar nga agjencia Market Vision, në një kampion prej 1100 qytetarësh, Mexhiti udhëheq me diferencë prej 13.6%, duke lënë prapa kandidatin e AKI-së, Bujar Osmani. Edhe anketat e tjera, si ajo e agjencisë Zhurnal, konfirmojnë të njëjtin trend Mexhiti është në avantazh të qartë dhe mbështetja për të po rritet dita-ditës, shkruan Zhurnal.

Çfarë e mban gjallë këtë përkrahje të fortë e të qëndrueshme për Mexhitin?

Një nga elementet që shpesh përmendet nga banorët e Çairit është fakti se Izet Mexhiti nuk është një figurë politike e shkëputur nga jeta e përditshme e qytetarëve. Përkundrazi, ai ka ndërtuar profilin e një lideri që ka qenë gjithmonë aty ku njerëzit e kanë kërkuar qoftë nëpër rrugët e lagjeve, në aktivitetet kulturore, apo në ballafaqimin me problemet e përditshme të komunës. Për shumë qytetarë, kjo afërsi nuk është vetëm gjest politik por dëshmi e një lidhjeje të sinqertë me komunitetin.

Një tjetër dimension i rëndësishëm është qasshmëria e Mexhitit, për të cilin ka një perceptim të gjerë se ai është ndër politikanët e rrallë që mund të arrihet lehtë qoftë përmes një telefonate, një takimi të shkurtër, apo përmes strukturave komunale që ai i ka bërë funksionale. Për banorët e një komune dinamike si Çairi ku problemet shpesh kërkojnë zgjidhje të shpejta kjo qasje është interpretuar si dëshmi e seriozitetit dhe përgjegjësisë së tij.

Kjo afërsi me qytetarët dhe derë e hapur për çdo hall nuk do mend që edhe shpërblehet – 

Kjo përzierje e afërsisë emocionale dhe qasshmërisë praktike duket se është kthyer në arsyen kryesore pse Çairasit vazhdojnë ta mbështesin Mexhitin. Diferenca prej 13.6% nuk është thjesht një shifër në letër por është tregues i një kapitali politik të ndërtuar me vite, i cili nuk lëkundet lehtë nga fushatat e momentit apo nga ofertat e kundërshtarëve.

Natyrisht, sondazhet janë fotografi të përkohshme të opinionit publik por kur disa matje të ndryshme tregojnë të njëjtin rezultat, atëherë lind bindja se fitorja e Mexhitit nuk është vetëm e mundshme, por pothuajse e garantuar. Më shumë se një garë politike, duket se në Çair po zhvillohet një referendum i heshtur mbi besimin dhe besueshmërinë që banorët i japin një lideri që nuk i ka lënë vetëm.

Prandaj, ende pa filluar zyrtarisht fushata Çairi e ka dhënë mesazhin e vet banorët nuk po kërkojnë vetëm një administrator të komunës por një figurë që e kanë provuar në kohë të mira dhe të vështira. Në këtë drejtim, Izet Mexhiti nuk është vetëm kandidat ai është personifikimi i afërsisë, qasshmërisë dhe vazhdimësisë së përfaqësimit të tyre. Dhe kjo duket qartë është arsyeja pse sondazhet sot flasin me një gjuhë Çairi njëzëri për Izet Mexhitin! /Zhurnal.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *