Një moment i pazakontë mes Gimbos dhe Selinës ka ndezur rrjetet sociale dhe ka hapur diskutime të shumta mes ndjekësve të “Big Brother VIP Albania”.Gjatë një bisede të qetë mes tyre, Gimbo është parë duke iu afruar shumë pranë Selinës, në një distancë që për shumëkënd dukej si tentativë për puthje në buzë. Reagimi i Selinës ka qenë i menjëhershëm, teksa me ton lozonjar i ka thënë: “Ça po bën?”.Nga ana e tij, Gimbo është tërhequr menjëherë, duke u justifikuar:“Doja të të puthja te hunda, më fal”, dhe më pas është larguar nga situata.
