“Inat i vjetër ?” Luiz Ejlli hyn për t’u përplasur me Rogertin – ja çfarë po përflitet

Hyrja e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” është kthyer në kryefjalën absolute të momentit, pas videos bombastike të publikuar nga Top Channel, ku fituesi i edicionit të dytë u shfaq në dhomën e rrëfimit me deklaratën që “shkundi” rrjetin: “Tani luftohet vetëm për vendin e dytë”.

Megjithatë, ndryshe nga publiku jashtë, banorët brenda shtëpisë ende nuk janë në dijeni të kësaj lëvizjeje. Ata pritet të përballen me surprizën e madhe mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit “Prime”, një moment që sipas pritshmërive do të tronditë ekuilibrat e lojës dhe do t’i vendosë banorët nën presion të fortë psikologjik.

Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar kohëzgjatja e qëndrimit të tij, burime pranë produksionit sugjerojnë se Luizi nuk do të jetë pjesë e garës së plotë, por do të hyjë me një mision special që do të zgjasë vetëm disa ditë. Kjo lëvizje përkon edhe me promovimin e filmit të tij të ri, çka ka shtuar aludimet se prania e tij ka edhe një dimension marketingu.

Megjithatë, në rrjet po qarkullojnë teori që shkojnë përtej promovimit. Zëra të ndryshëm flasin për një “inat të vjetër” mes Luiz Ejllit dhe banorit aktual, Rogertit. Sipas këtyre aludimeve, hyrja e Luizit mund të ketë edhe qëllimin e një përplasjeje të drejtpërdrejtë mes dyshes, ndonëse origjina e këtij konflikti mbetet ende e paqartë.Tashmë gjithçka mbetet për t’u parë në spektaklin e mbrëmjes: a do të hyjë Luizi si një figurë “mentori”, si një faktor presioni për banorët, apo si një kundërshtar i drejtpërdrejtë që do të trazojë lojën nga themelet. Sonte pritet përgjigjja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights