Maqedoni

Lufta kundër korrupsionit, Nikollovski: Janë shkarkuar 11 nëpunës doganorë

“Ne veprojmë në mënyrë sistematike, përmes bashkëpunimit të shtuar me institucionet e tjera, të gjitha me qëllim parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha institucionet që marrin pjesë në procedurat doganore. Këtë vit, përmes Departamentit të Hetimeve, në kuadër të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, janë ngritur 67 kallëzime penale kundër 38 personave juridikë dhe 148 individëve për krime të kryera me 181 automjete, ku dëmi i drejtpërdrejtë për Buxhetin arrin në 16.5 milionë denarë. Janë marrë 11 vendime për shkarkimin e nëpunësve doganorë. Kontrollet e shtuara janë një nga faktorët kryesorë për rritjen e mbledhjes së të ardhurave prej 65.5 milionë eurosh që nga gushti i këtij viti. Këto ishin pikat kryesore të Drejtorit të Administratës Doganore, Boban Nikollovski, në emisionin e mbrëmshëm “Pozicioni i Rajonit”, ku ai trajtoi rezultatet specifike të arritura në muajt e fundit, me një fokus të veçantë në masat sistemike për të luftuar korrupsionin, si një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *