Luizi e mërzit Kiarën? S’do ta besoni çfarë bëri ai që e zhgënjeu bashkëshorten (Foto)

EkskluzivetLuizi e mërzit Kiarën? S’do ta besoni çfarë bëri ai që e zhgënjeu bashkëshorten (Foto)February 10, 2026Ndonëse nuk i ka mbushur ende 48 orë nga hyrja e tij në shtëpinë më të famshme, Luiz Ejlli ka arritur sërish të jetë kryefjala absolute e rrjetit, ashtu si dy vite më parë kur fitoi zemrat e publikut.Sipas statistikave online, Luizi rezulton banori më i komentuar, më i kërkuar dhe më i përfolur në internet gjatë këtyre orëve. Batutat spontane, pyetjet me “spec”, komentet pikante, por edhe krijimi i miqësive e përplasjeve të para, e kanë vendosur menjëherë në qendër të vëmendjes.

Megjithatë, përtej lojës dhe humorit, Luizi ka “thyer” edhe një porosi shumë personale. Bashkëshortja e tij, Kiara Tito, kishte zbuluar më herët në emisionin “Fan Club” se kushti i vetëm që i kishte vendosur Luizit për hyrjen në BBV ishte që të mos shfaqej pa bluzë në shtëpi, duke theksuar se tashmë ai është një “burrë i martuar”.

Edhe vetë Kiara ka reaguar me sportivitet, duke ripostuar në Instagram një foto që nxirrte në pah “shkeljen” e Luizit, të shoqëruar me një emoji të përlotur, duke e marrë situatën me humor.

Si gjithmonë, Luizi dëshmon se edhe detajet më të vogla mjaftojnë për ta kthyer atë në fenomen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights