Benita e kishte radhën të rrëfente historinë e saj personale, duke ndarë me banorët dhe publikun disa nga momentet më të vështira të jetës së saj.
Banorja tregoi se në të kaluarën ka qenë viktimë e bullizimit, një përvojë që e ka lënduar thellë dhe ka lënë gjurmë tek ajo. Me sinqeritet, Benita zbuloi se është përballur me ofendime të shumta, ndërsa një nga ngacmimet që i ka mbetur më shumë në mendje ishte epitete fyese si “plaka pa dhëmbë”.
Ky rrëfim preku jo vetëm banorët brenda shtëpisë, por edhe publikun, duke sjellë në vëmendje pasojat e bullizimit dhe rëndësinë e ndjeshmërisë ndaj njëri-tjetrit.