Dy banorët e “Big Brother VIP Albania”, Gimbo dhe Selin, kanë tërhequr vëmendje të madhe pas disa momenteve të afërta të ndara mes tyre brenda shtëpisë, shkruan Raporto24.
Ata janë parë në shtrat duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer fjalë të ëmbla me njëri-tjetrin, pamje që u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u bënë virale. Sipas Indeksonline, në një moment dëgjohen edhe duke thënë: “Faleminderit Zot”.