Myleene Klass shfaqet në publik me një stil sportiv dhe modern
Myleene Klass tërhoqi gjithë vëmendjen teksa mbërriti në studiot e Smooth Radio në Londër të shtunën në mëngjes.
Prezantuesja e njohur e televizionit dhe radios, 47 vjeçe, dukej mahnitëse me një jumpsuit të zi të ngushtë, i cili theksonte këmbët e tonifikuara dhe linjat elegante të trupit të saj.
Për t’i dhënë një gjallëri veshjes sportive, ajo kishte kombinuar look-un me një palë atlete masive në ngjyrë portokalli neon dhe mbante një çantë të zezë praktike.Ajo kishte shtuar disa aksesorë elegantë si syze të mëdha të zeza, një varëse të artë delikate dhe disa unaza stil, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Bota sot”.
Me një buzëqeshje në fytyrë, ylli i dikurshëm i grupit Hear’Say dukej në humor të shkëlqyer, ndërsa ecte drejt studios me një kafe në dorë.
Dalja e saj vjen pak ditë pasi ajo dhe Holly Willoughby, 44 vjeçe, kaluan një pasdite të hareshme me pije, duke festuar ditëlindjen e një miku të përbashkët.