SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën – Kurti s’i përgjigjet gazetarit, largohet nga sheshi mes truprojash
Ditën e sotme u njoftua se Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.
Lidhur me këtë çështje ka pasur reagime të shumta me kritika drejtuar kryeministrit në detyrë Kurti.
Madje, ky i fundit është pyetur sonte rreth kësaj çështjeje, porse i njëjti s’ka dhënë përgjigje.