Një tjetër detaj i dyshimtë ka ngritur pikëpyetje të forta në rrjet lidhur me “dasmën” e Eljonës dhe Klodit në Big Brother VIP Kosova.
Gjatë momentit të ceremonisë, vëmendjen e publikut e ka tërhequr një shkëputje e papritur nga transmetimi, pikërisht në çastet më të komentuara të mbrëmjes. Pamjet janë ndërprerë pa asnjë shpjegim të qartë, duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.
LAJME TË FUNDIT E pabesueshme! Naim Murseli dhe vrasësi kapen MAT në restorant para vrasjes – ja çfarë tregon videoja!
Në një video që po qarkullon me shpejtësi në TikTok, ndjekësit pyesin hapur nëse kjo shkëputje ishte e qëllimshme. Sipas komenteve, bëhet fjalë për një dasmë-show dhe jo një moment privat, ndaj ndërprerja shihet si e pajustifikuar.
“Është dasmë, nuk mendoj që duhej publicitet, dhe shikimi i Olës tregon shumë. Sigurisht që do ketë informacione nga jashtë”, thuhet në mbishkrimin e videos që ka ndezur debat.
LAJME TË FUNDIT Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore – Familjarët e tij bëjnë reagimin e papritur!
Dyshimet e fansave janë shtuar edhe më shumë për faktin se gjatë gjithë ceremonisë kishte tension të dukshëm mes Eljonës dhe Klodit, sidomos në momentin e shumëpritur të puthjes, e cila nuk ndodhi. Kjo, sipas ndjekësve, mund të ketë qenë arsyeja e vërtetë e ndërprerjes së transmetimit.
Deri tani, produksioni nuk ka reaguar zyrtarisht për këtë shkëputje, ndërsa rrjeti vijon të “ziejë” me teori për ndërhyrje nga jashtë dhe menaxhim të qëllimshëm të situatës.
LAJME TË FUNDIT Agjenti imobiliar trondit rrjetin: zbulon sa fitoi pasi “u varros” për një reklamë!
Mbetet për t’u parë nëse Big Brother VIP Kosova do të japë një sqarim për këtë veprim që ka ngritur kaq shumë pikëpyetje mes publikut.