Skandal: përplasje fizike mes Mirit dhe Mateos – publikohet videoja origjinale

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP, ku tensionet mes Mirit dhe Mateos kanë dalë jashtë kontrollit, duke kaluar nga debat verbal në shtyrje fizike.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, gjithçka nisi nga një diskutim i ashpër mes dy banorëve, ku tonet u rritën ndjeshëm dhe fjalët provokuese nuk munguan. Mateo dëgjohet duke i thënë Mirti: “Hajde provoje, më bie”, ndërsa Miri i përgjigjet me tone po aq të forta: “Të bie në fytyrë”.

Situata agravoi kur të dy iu afruan njëri-tjetrit ballë për ballë, duke afruar kokat dhe duke u shtyrë fizikisht, çka detyroi banorët e tjerë të ndërhyjnë për t’i ndarë dhe për të shmangur përshkallëzim më të madh të konfliktit.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë e shkaktoi këtë shpërthim mes tyre, ndërsa publiku pret reagimin e produksionit dhe masat që mund të merren pas këtij incidenti, i cili ka ndezur menjëherë rrjetet sociale. Videoja e momentit po shpërndahet me shpejtësi dhe ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e formatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights