ShiwBiz

“Ta ktheftë Zoti në vëllanë tënd!” – Efi publikon kërcënimin shokues që mori pas debatit për varrimin e Eldionit

Pas qëndrimit të saj kritik ndaj prezencës së figurave publike në ceremoninë mortore të Eldion Kelmendit, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Efi Dhedhes, është përballur me një mesazh kërcënues dhe ofendues nga një ndjekëse në rrjete sociale, transmeton Raporto24.

Në një story të publikuar në Instagram, Efi bëri të ditur përmbajtjen e mesazhit, ku ndjekësja i shkruante:

Ta ktheftë Allahu në vëllanë tënd! Moj lopë s’të vjen gjynah që flet kështu fjalë.”

Ky mesazh erdhi si reagim ndaj deklaratës së Efit, ku ajo kishte kritikuar pjesëmarrjen e VIP-ave në varrim, duke lënë të kuptohej se prania e tyre kishte më shumë karakter ekspozimi sesa përkrahjeje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *