Analiza

“Takimi i Aruba-s ekspozon Ramën si kreun e një koalicioni me bazë të gjerë kartel-qeveri”, Gjin Gjoni: BE dhe SHBA të reagojnë!

Deputeti i PD Gjin Gjoni në një postim në rrjetin social facebook akuzon kryeministrin Rama se në takimin e Aruba-s u ekspozua si kreu I një koalicioni me bazë të gjerë kartel-qeveri

Gjoni shkruan se si asnjë lider tjetër në Evropë, Rama u ka dhënë karteleve jo vetëm vende në Parlament dhe Bashki, por u ka vënë në dispozicion një port, banka, Drejtorinë e Pastrimit të Parave dhe drejtësinë e re

“Me paratë që pastrojnë kartelet në ndërtim në Tiranë dhe bregdet, nga Dhërmiu në Shëngjin, Edi Rama merr përqindje nga studiot arkitekturore, nga Belgjika në Holandë.

Kartelet e Edi Ramës kanë përgjakur Elbasanin, ku gjatë dekadës së fundit janë vrarë 30 persona; kanë përgjakur Shkodrën e Kulturës, ku nga përplasjet e bandave janë mbi 40 të vrarë; kanë përgjakur Lezhën, Mirditën, Kurbinin, Durrësin, Vlorën dhe Fierin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *