Pas debatit shokues ku Rogerti i tha Stenaldos se “e ka mallkuar Zoti” për shkak të aftësisë së kufizuar në shikim, reagimi nga jashtë ka qenë i menjëhershëm.
Familjarët e Stenaldos, të cilët menaxhojnë llogarinë e tij të Instagramit, kanë bërë një reagim publik duke dënuar rëndë gjuhën e përdorur.
Në një postim në Instagram, ku shfaqet videoja e momentit të ofendimit, familja shkruan se përdorimi i Zotit për të justifikuar urrejtjen ndaj një personi me aftësi të kufizuara është i papranueshëm.
Deklarata vazhdon duke e cilësuar këtë si nivelin më të ulët të mundshëm njerëzor dhe duke bërë thirrje publike ndaj produksionit (duke bërë tag Big Brother VIP dhe Top Channel).