Një mbrëmje e mbushur me tension dhe surpriza pritet të ndodhë nesër në “Big Brother VIP Albania”.Çfarë do të ndodhë me Kristin pas përplasjes së tij me Rogertin? Kjo është pyetja që po e mbush me kuriozitet publikun dhe fansat e spektaklit.
Promoja e fundit e spektaklit ka zbuluar se atmosfera në shtëpi është bërë më e nxehtë se kurrë.Debate të ashpra dhe afrimitete të reja janë shndërruar në një realitet të përditshëm për banorët, duke e bërë çdo episod më tërheqës dhe dinamik.
Pas ndarjes së banorëve në dy grupe, tensionet janë rritur.Mbrëmja e së shtunës do të përqendrohet në ndryshimet e raporteve mes Brikena dhe Mateo, si dhe në përplasjet mes Mirit dhe Selin, të cilat kanë krijuar një atmosferë të tensionuar.
Një nga momentet më të pritura do të jetë diskutimi mbi dënimin e mundshëm të Kristit.Pas incidentit me Rogertin, shumë janë të interesuar të dinë se si do të reagojë produksioni dhe çfarë pasoja do të ketë kjo për të.