E bujshme në rrjet: “Në finale, Rogerti ka për të goditur…”

Teksa jemi vetëm një ditë larg finales së madhe të “Big Brother VIP 5”, tensioni dhe kurioziteti i publikut kanë arritur kulmin.

Por, orët e fundit, rrjeti social TikTok po zien nga një lajm i bujshëm dhe mjaft skandaloz që po shpërndahet me shpejtësi mes ndjekësve të formatit.Sipas kësaj teorie që po qarkullon masivisht, pretendohet se Rogertit i është njoftuar paraprakisht se nuk do të jetë ai fituesi i çmimit të madh të këtij sezoni.

Në këmbim të kësaj, aludohet se atij i është ofruar një shifër e konsiderueshme monetare për të krijuar një skandal të qëllimshëm apo përplasje të fortë gjatë spektaklit.

Ky “skenar” i supozuar po krahasohet menjëherë nga fansat me situatën e tensionuar që ndodhi mes Jozit dhe Gjestit gjatë sezonit të kaluar, duke ngritur dyshime për një tjetër finale plot drama.E vërtetë apo thjesht aludim?

Pavarësisht bujës së madhe që ka marrë ky lajm në rrjetet sociale, është e rëndësishme të theksohet se gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve dhe teorive konspirative të ngritura nga vetë ndjekësit e spektaklit.Deri më tani, ky pretendim nuk bazohet në asnjë fakt apo provë konkrete, duke mbetur thjesht një zhurmë tipike e rrjetit që paraprin ngjarjet e mëdha televizive.

Mbetet për t’u parë nesër mbrëma se si do të shkojë e vërteta e finales dhe a do të ketë vërtet të papritura të këtij kalibri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *