Inter, ‘dhimbje koke’ për Chivu, Lautaro Martinez dëmtohet në pulpë, nuk luan ndaj Como

Lautaro Martinez i shkakton sërish dhimbje koke Cristian Chivut. Sulmuesi argjentinas iu në nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të cilat ashtu sic e komunikoi Interi, evidentuan një problem muskular në këmbën e majtë dhe se gjendja e futbollistit do të monitorohet në ditët e ardhshme.

Parashikohet që Lautaro Martinez të qëndrojë jashtë fushave të paktën 2 javë. Është ky një lajm aspak i mirë për Interit që ia komplikon gjërat në fazën finale të sezonit me skuadrën zikaltër që është e sigurt se do të duhet të bëjë pa të në ndeshjen e mbrëmjes të së dielës me Comon dhe në sfidën pasardhëse me Cagliarin që do të luhet të premten në 17 prill.Duke qenë se bëhet fjale për një problem muskular në pulpë (edhe pse i lehtë dhe në një pikë të ndryshme nga dëmtimi i mëparëshëm), mund të përjashtohet prania e argjentinasit edhe në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë në 22 prill. Pra shpresa e Chivut është që ta ketë Lautaro Martinez në dispozicion për ndeshjen në transfertë me Torinon në 26 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *