Sherr i fortë mes Mirit dhe Ilir Vrenozit në prapaskenë: “Do të të zhduk…” – çfarë ndodhi? (VIDEO)

Tensionet pas përfundimit të Big Brother VIP Albania duket se nuk kanë mbaruar, pasi një tjetër përplasje është bërë publike.Ilir Vrenozi, i ftuar në emisionin “Breaking”, ka treguar detaje tronditëse nga një konflikt me ish-finalistin Miri.

Sipas tij, përplasja ka nisur menjëherë pas finales, kur Miri është shfaqur i pakënaqur që Vrenozi nuk e kishte përmendur si fitues.“Pse nuk më përmende si fitues?” – ka qenë një nga arsyet e debatit, që më pas është përshkallëzuar edhe gjatë “post BBV”.

Vrenozi tregon se situata ka agravuar, duke përmendur edhe fjalë të rënda që, sipas tij, i janë drejtuar nga Miri.“Pas kësaj ai mu drejtua duke më thënë ‘do të të zhduk’,” – deklaroi ai, duke shtuar se për këtë arsye ndihet i frikësuar.

Madje, ai u shpreh se po largohet nga Tirana për arsye sigurie, duke e cilësuar situatën si serioze.Deri më tani nuk ka një reagim nga ana e Mirit lidhur me këto akuza, ndërsa deklarata e Vrenozit ka ndezur menjëherë rrjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *