Tayna publikon këngën e re “Della” nga albumi i saj i ri

Reperja nga Prizreni Tayna ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull “Della”, si pjesë e albumit të saj të ardhshëm.

Pas këngëve “Muza” dhe “Vena”, artistja vjen me një tjetër këngë të kompletuar edhe nga ana vizuale, e cila është publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube dhe pritet të marrë reagim të madh nga publiku.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë Tayna, ndërsa produksioni muzikor është realizuar nga DJ Win dhe Mixey, i cili është kujdesur gjithashtu për miksimin dhe masterizimin e projektit.

Në videoklip, Tayna vjen me një paraqitje të veçantë dhe stil të kuruar, duke vazhduar linjën e projekteve të saj artistike me identitet të fortë vizual.

Ndërkohë, në skenën muzikore pritet edhe një tjetër album i ri nga artisti Gjesti, duke e bërë këtë periudhë mjaft aktive për muzikën shqiptare./Flaka

admin

admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *