E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta. Ajo ka bërë një analizë të lojës së katër finalistëve të “Big Brother VIP 5” dhe se cili do të fitojë sipas saj…Si e analizon lojën e Selin?
Selin një vajzë e shkathët, e artikuluar shumë mirë, më pëlqen si i kamuflon situatat e veta. Por gjëja më kryesore, harron që atje është mes 1000 kamerave, që sado që t’i mbulosh, të nxjerr zbuluar Vëllai i Madh, nuk i shmangesh dot. Nuk më ka pëlqyer shumë loja e Selin. Unë mendoj ndryshe. Vërtet që krevati u përfol, por unë mendoj se Selin do kishte fituar më shumë pikë, kur në momentin që u zgjodh për të qëndruar në krevat me Mirin, do kishte preferuar që të flinte në tokë. Mendoj që publiku do e mbështeste më shumë, duke ditur dhe mentalitetin e tyre. Pas lojës së krevatit, të gjitha ndihmat, indiciet që i janë dhënë Selin… Letra e babait që ka dashur ta keqinterpretojë ose ka dashur me vetëdije të plotë ta mos kuptojë, i erdhi Greta që nuk e llogariti fare, i erdhi vëllai që i tha luaj vetëm dhe shkëputu nga krevati, i erdhi Shëndriti, prapë e njëjta gjë, i erdhi Gimbo, po prapë e njëjta gjë, i erdhi Rogerti… Edhe sa duhen? Në fund fare reagoi me Kutinë e Pandorës, sepse tha që u bënë boll. Jo se Selin nuk e kishte kuptuar këtë gjë, por donte ta luante këtë kartë sepse mendonte se po ecte gjatë. Ka qenë inteligjente në këtë pikë, që ka pranuar lojën e krevatit vetëm me Mirin, sepse po të ishte me një lojtar tjetër si Mali, nuk do e kishte pranuar kurrë. Pranoi me Mirin sepse Miri ishte më i njohur, kishte një karrierë prej gati 20 vitesh. Pse nuk pranoi me Kristin për shembull? Sepse nuk kishte aq potencë Kristi sa Miri. Plus dhe fakti që ishte i martuar. Këtu e cilësoj të zgjuar. Një gjë më ka bërë përshtypje, ia ka thënë dhe Arbri, që është një gënjeshtare. Edhe Brikena ia tha para disa prime-sh, që ajo vetë ka preferuar që të mos ndahet nga krevati, ka thënë që do rrijë me Mirin deri në fund.


