“Loja e Mateos u zbeh pasi…”/Olta Sheta: Nuk e shoh si fitues të BBV5!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Olta Sheta. Ajo ka bërë një analizë të lojës së katër finalistëve të “Big Brother VIP 5” dhe se cili do të fitojë sipas saj…Si ka qenë loja e Mateos?

Mateo hyri pas dy javësh që kishte filluar “Big Brother”. Mua Mateo në fillim më ka pëlqyer, por e pashë pastaj që ajo vajtja mbrapa pas Brikenës sikur e zbehu pak lojën e tij dhe Mateo nuk kishte më artikulim, kishte vetëm ofendime. U zbeh Mateo, nuk e di pse. Unë prapë them që është djalë i mirë, në atë çfarë unë shoh. Por nuk mund ta shoh Mateon si fitues. Fituesi duhet të ketë dhe disa cilësi të tjera. Mateo hyri sepse kishte një motiv, ishte Brikena, një ‘boom’ që do ta mbante në lojë Mateon ishte Brikena. Edhe reagimi i Brikenës që bëri natën e parë kur ai hyri, ishte një plus për Mateon. Doli viktimë. Mua, vajtja mbrapa e Brikenës më lodhi, sepse e dija që në fund ata do putheshin dhe do lidheshin. Nuk ka shanse që të devijonin ata brenda atyre mureve pa e realizuar atë qëllim. Qëllimi i Mateos u realizua. Por prapë unë nuk e shoh dot si fitues Mateon, nuk ma jep atë indicien e fituesit. Ne debate Mateo nuk ka qenë shumë i pranishëm, është shmangur. Nuk kam parë që të ketë një strategji loje, sepse fituesi duhet të ketë një strategji loje. Mateo ka ecur vetëm me Brikenën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *